Policia e Kosovës informon se ka arrestuar një person me inicialet G.H., 38-vjeçar, pasi i njëjti ikishte kanosur me armë një 14-vjeçar me iniciale A.S.
Policët hetues dhe të rendit kanë arritur në ngjarje derisa ishte në proces ku falë reagimit është shmangur rreziku i drejtpërdrejt pasi 38-vjeçari e kishte të drejtuar armën drejt 14-vjeçarit.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës dhe kanosje’’”, thuhet në komunikatën e policisë.
Në komunikatë bëhet e ditur gjithashtu se nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë, një karikator me katër fishekë dhe një mjet i mprehtë (dara)./FolDrejt/