Alisa, është një 38-vjeçare që jeton në Ukrainë dhe punon si specialiste e marrëdhënieve me median në një organizatë. Asaj i pëlqejnë stërvitjet ushtarake dhe një vit më parë iu bashkua një njësie lokale të mbrojtjes territoriale.
Tani ajo është e shqetësuar se këto aftësi mund t’i duhet t’i përdorë për vendin e saj, pasi rreziku që Ukraina të pushtohet mbetet i lartë.
“Njerëzit vdesin, kjo është e tmerrshme. Akoma më keq është kur mendon jo vetëm për jetën tënde, por për jetën e një fëmije 7-vjeçar”, thotë ajo teksa i referohet djalit të saj.
“Nëse do të ishim në kohë paqeje, do të mungoja në këto seanca nëse do të isha e lodhur, por e detyroj veten të ngrihem herët sepse tani është më e nevojshme se kurrë”, shprehet ajo.
Megjithëse i pëlqen të fitojë aftësi të reja, 38-vjeçarja ukrainase uron që mos të jetë e nevojshme t’i përdorë.