Të paktën 39 emigrantë kanë vdekur në një zjarr që shpërtheu në një objekt për emigrantët në qytetin Ciudad Juarez në veri të Meksikës, njoftoi sot Instituti Kombëtar i Migracionit (INM).
Në një deklaratë, INM tha se mbrëmë në objekt ndodheshin 68 meshkuj të rritur nga Amerika Qendrore dhe Jugore, ku 29 prej tyre u plagosën dhe u transferuan në katër spitale lokale, raporton Reuters.
Sipas dëshmitarëve okularë, zjarri, shkaku i të cilit po hetohet, tashmë është shuar, transmeton Fol Drejt.