Një shqiptar ka shkaktuar panik në Vatikan.
Mësohet se një 39-vjeçar shqiptar me precedent penal me një autoveturë BMW nuk i ka ndaluar urdhrit të ndalimit të policisë italiane.
Pas disa minutash ndjekje nga policia ai është përplasur me një automjet policie.
Për të ndaluar forcat policore kanë qëlluar gomat e makinës të shqiptarit.
Më pas shqiptari ka hedhur nga dritarja e makinës portofolin dhe orën e dorës.
Për ta bllokuar shqiptarin është përdorur taser pistoleta paralizuese.
Ndërkohë dy agjentë policie kanë mbetur të plagosur nga përplasja e automjeteve e po ashtu dhe shqiptari/oranews.al.