Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 4 pacientë të prekur me koronavirus janë në gjendje të rëndë.
Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të hospitalizuar 10 pacientë të prekur me koronavirus.
Sipas njoftimit, 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë, ku dy janë me oksigjenoterapi dhe dy në mjekim intensiv.
Theksojmë se deri më tani në Kosovë janë evidentuar 978 persona të prekur me koronavirus, 29 prej tyre të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese kanë vdekur, kurse 713 kanë arritur që të shërohen.
Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:
Raport nga Klinika Infektive-QKUK
Prishtinë, 17 maj 2020
Në Klinikën Infektive të QKUK-së sot janë të hospitalizuar 10 pacientë me Covid-19.
Prej tyre:
- 6 pacientë janë në gjendje stabile;
- 4 me gjendje të rëndë (2 me oksigjenoterapi dhe 2 në Mjekimin intensiv).
Në klinikë janë edhe 5 pacientë të tjerë negative në Covid-19, por që e vazhdojnë mjekimin.