Katër persona u vranë në rajonin lindor të Donetsk të martën, ndërsa sulmet ruse vazhduan në të gjithë Ukrainën.
Guvernatori rajonal Pavlo Kyrylenko tha se vdekjet u vunë re në qytetet Kurakhovo, Bakhmut, Kurdyumivka dhe Siversk, raporton SkyNews.
Ndërkohë, tetë persona të tjerë të vrarë nga rusët u gjetën në Lyman, i cili u çlirua nga pushtimi rus pak javë më parë.
Kyrylenko tha: “Më 18 tetor, rusët vranë katër civilë të rajonit të Donetsk: në Kurakhovo, Bakhmut, Kurdyumivka dhe Siversk.
“Përveç kësaj, në Lyman u gjetën edhe tetë civilë të vrarë nga rusët gjatë okupimit, ndërsa dje u plagosën 12 persona të tjerë.
“Aktualisht, është e pamundur të përcaktohet numri i saktë i viktimave në Mariupol dhe Volnovas. Çdo kriminel lufte do të dënohet!”/FolDrejt/