Ata kanë pësuar lëndime trupore, me ç’rast janë detyruar t’u nënshtrohen edhe tretmanëve mjekësore, thuhet në raportin e policisë, shkruan Fol Drjet.
“Rr. Ibrahim Lutfiu, Suharkë 21.07.2022 – 20:11. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore dhe iu është ofruar trajtim mjekësor” – thuhet ndër të tjera në raportin 24 orësh.
Po ashtu bëhet e ditur se të “dyshuarit me urdhër verbal të prokurorit janë mbajtur në ndalim policor për 6 orë, pastaj janë liruar në procedurë të rregullt.”/FolDrejt/