Shpërthimi i metanit në një minierë qymyri në jug të Polonisë sot shkaktoi vdekjen e 4 personave dhe plagosi 19 të tjerë, sipas autoriteteve. Shtatë minatorë të tjerë llogariten si të zhdukur.
Shpërthimi ndodhi në orën 12:15 sipas kohës lokale rreth 1.000 metra nën sipërfaqe në minierën Pniowek në Pavlovice që operohet nga kompania minerare Jastrzebska Spolka Weglowa ose JSW, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Operacionet e menjëhershme të shpëtimit nga 13 njësi të shpëtimtarëve u pezulluan për shkak të një zjarri, thanë zyrtarët e JSW.
Kontakti me shtatë nga shpëtimtarët është humbur gjatë operacionit, thanë autoritetet e minierës.
Mjekët në spitalin Siemianowice Slaskie, i specializuar në trajtimin e djegieve, thonë se gjendja e disa prej të plagosurve është kritike./FolDrejt/