Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 4 raste pozitive me Covid-19.
Ministria ka njoftuar se gjithashtu nuk është shënuar asnjë vdekje, transmeton Fol Drejt.
Nga Covid-19 deri më tani në Kosovë janë shëruar 268,881 persona dhe kanë vdekur 3,200 të tjerë./FolDrejt/