Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 4 vdekje, si pasojë e COVID-19, transmeton Fol Drejt.
ℹ Nga 2.648 testime, 236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 780 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 215.665.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 5.961.