Djali i një ligjvënësi lokal në Japoni u arrestua nën dyshimin për vrasjen e 4 personave në një sulm me thikë dhe me armë zjarri, njoftuan mediat lokale.
Masanori Aoki, 31-vjeç, ka pranuar se ka “vrarë një polic” gjatë incidentit të enjten në provincën qendrore Nagano, citon agjencia e lajmeve Kyodo me bazë në Tokio të ketë thënë policia, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Ai është djali i madh i Masamichi Aoki, 57-vjeç, kryetar i asamblesë së qytetit në qytetin Nakano, thuhet në deklaratë.
Policia pranoi një telefonatë pasditen e së enjtes nga qytetarët pasi kishin hasur në një person të armatosur me thikë dhe me armë zjarri.
Aoki, i cili siç raportohet, ishte i veshur me uniformë kamuflazhi, kapele, syze dielli dhe me maskë, dyshohet se ka qëlluar oficerët e policisë që iu përgjigjën thirrjes për intervenim.
Në mesin e të vdekurve janë dy gra të moshës 66 dhe 70 vjeç dhe dy policë të moshës 46 dhe 61 vjeç, të cilët nuk kishin veshur jelek antiplumb kur arritën në vendngjarje për t’iu përgjigjur situatës.
Masanori Aoki u arrestua rreth orës 04:37 sipas kohës lokale./FolDrejt/