Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy ka deklaruar së fundmi se rusia ka humbur 40,000 ushtarë, që nga fillimi i luftës.
The Guardian, citon Zelenskiy-n të ketë thënë se:
“Për katër muaj, shteti rus nuk u ka dhënë qytetarëve të tij asnjë informacion – qoftë edhe të censuruar për humbjet e kontingjentit pushtues. Heshtje totale. Asgjë nuk u publikua apo u tha në intervista dhe fjalime të shumta në nivel politik dhe ushtarak.
Megjithatë, ky numër tashmë është pothuajse 40,000 – ky është numri i të vrarëve që nga 24 shkurti. Dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë plagosur.”
Megjithatë, nga pala ruse nuk është dhënë ndonjë shifër që verifikon humbjet e saj, përkundrazi sulmet kanë vijuar me të njëjtën ashpërsi./FolDrejt/