Ministri i jashtëm luksemburgas, Jean Asselborn, si asnjë zyrtar tjetër perëndimor, ka vizituar refugjatët në ishullin grek Lesbos, shkruan foldrejt.com. Me dhimbje, ai ka kërkuar zgjidhje emergjente për fëmijët refugjatë, në të kundërt ka parashikuar sankcione ekonomike “për shtete individuale”.
“Nëse shtete individuale vendosin në pikëpyetje bazat elementare të njerëzores, atëherë duhet të ketë shkurtime në buxhetin e radhës të BE për këto shtete,” tha Asselborn për SPIEGEL. “Ata persona nuk kanë ardhur në Greqi, por në BE, dhe BE si e tillë duhet të zgjidh problemin.”
Ai me këto deklarata ka thumbuar Poloninë dhe Hungarinë.
Luksemburgu edhepse shtet i vogël ka Prodhimin e Brendshëm Bruto më të madh se secili vend tjetër europian, kurse poashtu njihet si njëri ndër shtetet më demokratike.
Në kohën kur qeveria italiane e ekstremit të djathtë fliste kundër emigrantëve, qeveria e Luksemburgut ia kujtoi qeverisë italiane se emigrantët më të shumtë në Luksemburg kanë qenë dhe vijojnë të jenë italianët.
Në Lesbos ka rreth 4 mijë refugjatë, që për çdo milion banorë në BE është rreth nëntë persona. Megjithatë, qeveritë europiane nuk kanë guximin të marrin hapa konkretë, mbi të gjitha, për vlerat universale njerëzore./Foldrejt.com