Sipas agjencisë amerikane, rrënimi i një ndërtese më 23 maj të një ndërtese në Abadan, rreth 660 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Teheran, solli kujtime të dhimbshme të fatkeqësive kombëtare të së kaluarës dhe nënvizoi praktikat e këqija të ndërtimit, korrupsionin dhe neglizhencën e qeverisë në Iran.
Numri i personave të vrarë nga shembja e një ndërtese në Iranin jugperëndimor, në qytetin e Abadan, është rritur sot në të paktën 41, raportojnë mediat shtetërore, shkruan AP, transmeton Fol Drejt.
Guvernatori i qytetit të Abadan, Ehsun Abbaspur, dha numrin në bazë të një raporti zyrtar, njoftoi televizioni shtetëror./FolDrejt/