Rreth 42 përqind e muslimanëve në Francë, sëpaku njëherë në jetën e tyre kanë qenë të ngacmuar. Anketa e bërë publike të mërkurën, nga French Public Opinion Institute (IFOP), thekson se keqtrajtimet kanë ardhur kryesisht gjatë aplikimeve për punë, kontrolleve policore dhe kërkimeve të shtëpive me qira, përcjell foldrejt.com.
Kjo përqindje është më e madhe te gratë me mbulesë – plot 60 përqind. Kjo përqindje është 37 kur është fjala te gratë që nuk mbajnë mbulesë.
Islamofobia në Francë ka shënuar rritje kohëve të fundit, kur përve sulmeve të politikanëve të ndryshëm, ka pasur edhe gjuajtje armësh në drejtim të xhamive. Rasti i fundit ishte kur një matuf 84 vjeçar qëlloi në drejtim të xhamisë në Bayonne duke plagosur dy besimtarë./Foldrejt.com