Deklarata theksoi se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës dhe prania e ushtrisë ruse në centralin bërthamor “pa dyshim që rrit rrezikun e incidenteve bërthamore”.
Të paktën 42 vende i kanë bërë thirrje Rusisë të tërhiqet nga centrali bërthamor Zaporizhzhia në jug të Ukrainës, mes tensioneve të rritura rreth centralit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Një deklaratë e përbashkët e vendeve, e datës 12 gusht mbi situatën në centralin bërthamor Zaporizhzhia u publikua dje në faqen e internetit të Delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) pranë Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë.
“I bëjmë thirrje Federatës Ruse menjëherë të tërheq forcat e saj ushtarake dhe të gjithë personelin tjetër të paautorizuar nga centrali bërthamor Zaporizhzhia, rrethinat e saj të afërta dhe e gjithë UKrainë, në mënyrë që operatori dhe autoritetet ukrainase të mund të rifillojnë përgjegjësitë e tyre sovrane brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës dhe që stafi legjitim operativ të mund të kryejnë detyrat e tyre pa ndërhyrje të jashtme, kërcënime ose kushte të papranueshme të vështira të punës”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Deklarata theksoi se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës dhe prania e ushtrisë ruse në centralin bërthamor “pa dyshim që rrit rrezikun e incidenteve bërthamore”.
“Ne dënojmë fuqishëm përpjekjet e Rusisë për të përdorur dezinformimin për të justifikuar veprimet e saj të paligjshme në Ukrainë”, thuhet në deklaratë.
Stacioni Zaporizhzhia është centrali më i madh bërthamor në Evropë, që prodhon rreth 20 për qind të energjisë elektrike të Ukrainës.
Rusia mori kontrollin e objektit më 4 mars, afërsisht dy javë pasi filloi ofensivën e saj kundër Ukrainës në fund të muajit shkurt.
Të enjten e kaluar, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, kërkoi që të gjitha aktivitetet ushtarake menjëherë të ndalen në centralin bërthamor Zaporizhzhia, pasi Rusia dhe Ukraina hidhnin fajin tek njëra-tjetra për bombardimet në objektin më të madh bërthamor të Evropës./FolDrejt/