Një 43-vjeçar nga Fushë-Kruja është shpallur në kërkim nga policia e Fierit pas denoncimit të bashkëshortes se ka marrë fëmijën e mitur dhe është larguar.
Burime policore bëjnë me dije se në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasja Sh. Sh., 38 vjeç(me banim të përkohshëm në Fier), se bashkëshorti i saj, shtetasi G. Sh., i ka marë fëmijën e mitur dhe është larguar.
Pas denoncimit është bërë menjëherë shpallja në kërkim e shtetasit G. Sh., 43 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al/