Në konflikt deri më tani kanë humbur jetën 45 persona, ku mes të vdekurve ka gra dhe fëmijë.
Në përleshjet mes fiseve afrikane dhe arabe në shtetin Darfuri Jugor të Sudanit humbën jetën 45 persona, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas një deklarate nga Komiteti i Sigurisë së Darfurit Jugor, konflikti ndodhi midis fiseve Fellate me origjinë afrikane dhe Rizeygat me origjinë arabe, në zonën rurale të qytetit qendror të provincës, Niyala.
Në konflikt deri më tani kanë humbur jetën 45 persona, ku mes të vdekurve ka gra dhe fëmijë.
Nga incidentet të paktën 20 persona u raportuan të plagosur.
Çdo vit për shkak të konflikteve fisnore në rajonin e Darfurit, i cili përbëhet nga pesë shtete në perëndim të vendit, qindra njerëz humbin jetën dhe mijëra tjerë zhvendosen.
Në rajonin ku armatimi individual është i zakonshëm, konfliktet ndodhin herë pas here për arsye si toka, kullotat dhe burimet ujore./FolDrejt/