Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, nga testime të bëra, janë shënuar 49 raste të reja me Coronavirus.
MSH njofton se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19 në këtë periudhë raportuese.
Po në 24 orët e fundit janë shëruar 166 persona, ndërsa në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 657.
Të vaksinuar në këtë periudhë raportuese nuk ka.