Vjosa Osmani, e mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje janë në kërkim të sigurimit të kuorumit për thirrjen e seancës në të cilën do të votohet për pozitën e presidentit.
Mefail Bajqinovci nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se gjatë javës së ardhshme pritet të fillojnë procedurat për zgjedhjen e presidentit.
E hëna e ardhshme është data e fundit kur vendi duhet të ketë presidentin e ri, pasi kështu e parasheh Kushtetuta e Kosovës.
Mandati aktual i presidentit skadon me 5 maj, andaj sipas ligjit dita e fundit kur duhet të zgjidhet presidenti është 5 prilli.
PDK e AAK janë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në seancën e zgjedhjes së presidentit të ri.