Ata tentuan të trafikonin 1.8 tonë kokainë drejt Gjermanisë, duke i fshehur nëpër kutitë e bananeve. Vigjilenca e policisë solli arrestimin e pesë shqiptarëve, që përllogaritet si njëri ndër sukseset më të mëdha në historinë anti-kriminale të policisë gjermane, shkruan bild.de.
Banda shqiptare u zbulua në prill, kurse kokaina e tyre në tregun e zi kapte shifrën e 400 milion eurove, përcjell foldrejt.com. Prej të martën pesë burrat ndodhen përpara Gjykatës në Landshut, përcjell foldrejt.com.
Pesë të akuzuarit janë Emiljan H. (38), Klajdi D. (25), Dashamir N. (34), Dario L. (22) dhe shefi Alberto K. (40), të cilët kishin sjellur kokainën nga Ekuadori në portin e Hamburgut, për ta shpërndarë më pas në gjithë Gjermaninë. Njëri prej tyre kishte 15 identitete të rrejshme.
Budallakia e planit: në një rast, një kuti bananesh ishte dërguar drejt supermarketeve të Bajernit, ku është gjetur kokaina.