Të paktën pesë persona janë vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur pasi një shtëpi u shemb në provincën veriperëndimore të Pakistanit, Khyber Pakhtunkhwa.
Viktimat janë një grua dhe katër fëmijë, ndërsa shtatë të plagosur janë shtruar në spital në gjendje kritike , sipas mediave pakistaneze, shkruan protothema.gr, transmeton Fol Drejt.
Shembja e godinës dykatëshe i atribuohet rrëshqitjes së tokës për shkak të reshjeve që goditën zonën.
Më shumë se 1600 njerëz kanë vdekur për shkak të përmbytjeve gjatë sezonit të musoneve të këtij viti në Pakistan (nga mesi i qershorit) dhe rreth 7 milionë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre./FolDrejt/