Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 1.312 doza të vaksinës kundër COVID-19, transmeton Fol Drejt.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.796.305 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 809.228 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Deri më sot janë dhënë 90.619 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹ Nga 6.767 testime, 1.140 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 5 raste i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 3.624 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 198.645.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 18.506.