Zëdhënësi i Komandës 209, Muhammed Hanif Rizai, deklaroi se militantët kryen sulm të armatosur mbi vendrojën në vendin Serasyab.
Së paku pesë ushtarë kanë humbur jetën gjatë sulmit që militantët talebanë e kryen në provincën Belh, në veri të Afganistanit, raporton Anadolu Agency.
Rizai theksoi se gjatë sulmit humbën jetën pesë ushtarë, ndërsa dy janë plagosur. Ai shtoi se gjatë përleshjes që vijoi pas sulmit janë vrarë shtatë militantë.
Dëshmitarët okularë pohojnë se në sulm humbën jetën 10 ushtarë, ndërsa pesë ushtarë u rrëmbyen nga ana e militantëve talebanë.
Në njoftimin që lëshuan talebanët, theksohet se gjatë sulmit janë vrarë 11 ushtarë.