Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk ka thënë se 50 civilë janë evakuuar nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol të premten.
Vereshchuk theksoi se grupi përfshinte gra, fëmijë dhe të moshuar.
Ajo akuzoi Rusinë për shkelje të vazhdueshme të armëpushimit lokal, shkruan skynews, transmeton Klankosova.tv.
“Prandaj evakuimi ishte jashtëzakonisht i ngadaltë…nesër në mëngjes do të vazhdojmë operacionin e evakuimit”, tha ajo.