Mbi 50 mijë ukrainas janë larguar nga ky shtet si pasojë e pushtimit rus që ngjau dy ditë ma parë.
Kështu së paku raporton agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara, dhe janë dashur vetëm 48 orë që të arrihet kjo shifër.
“Mbi 50 mijë refugjatë ukrainas kanë ikur nga shteti i tyre në më pak se 48 orë – shumica për në Poloni dhe Moldavi – dhe shumë të tjerë po ua mësyjnë kufijve”, ka thënë Komisioneri i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara , Filippo Grandi.
“Falënderime të përzemërta qeverive dhe popujve të vendeve që po i mbajnë kufijtë hapur për t’i mirëpritur refugjatët”.
Ndërkohë, kjo agjenci po i zgjeron operacionet dhe kapacitetet në Ukrainë dhe në vendet fqinje teksa njerëzit po fillojnë të ikin.