Në shtetin Kebbi të Nigerisë në një sulm të armatosur u vranë 50 persona, transmeton Fol Drejt.
Sipas lajmeve në median kombëtare, dhjetëra persona të armatosur me motoçikleta u përleshën me ushtarët dhe policinë në fshatin Dankade të provincës Kebbi.
Pas përleshjes, 50 persona, mes të cilëve dy ushtarë, humbën jetën nga sulmi i personave të armatosur, shkruan AA.
Në sulmin, në të cilin u plagosën shumë njerëz u shkatërruan dhjetëra shtëpi dhe shumë bagëti. Përdorimi i motoçikletave është ndaluar në disa shtete nigeriane për shkak të sulmeve të fundit të personave të armatosur me motoçikleta.
Më 4-5 janar më shumë se 200 persona u vranë në bastisjet e kryera nga persona të armatosur në provincën Zamfara.
Megjithëse qeveria e presidentit nigerian, Muhammadu Buhari përpiqet të marrë masa në zona të ndryshme, nuk mund të parandalohen sulmet e organizatave terroriste dhe bandave të armatosura ndaj civilëve, rrëmbimet për shpërblim dhe sulmet në shkolla.
Presidenti Buhari, i cili i shpalli bandat e armatosura si terroriste në vend, urdhëroi që të gjendeshin autorët menjëherë pas sulmit në Zamfara, gjithashtu mori vendimin për shtimin e trupave në provincë.