Një 29-vjeçar duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Gryka e Këlcyrës” një 50-vjeçar, banues në Këlcyrë.
50-vjeçari u transportua në Spitalin e Këlcyrës për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 21:35, në aksin rrugor Këlcyrë-Ura e Leklit, në vendin e quajtur “Gryka e Këlcyrës”, shtetasi G. L., 29 vjeç, banues në Këlcyrë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur shtetasin K. Y., rreth 50 vjeç, banues në Këlcyrë, i cili u transportua në Spitalin e Këlcyrës për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
/ABCNEWS.AL/