Një person e ka pësuar keq nga policia pas tejkalimit të shpejtësisë së kufizuar prej 50km/h, në 146km/h.
Rasti ka ndodhur dje, në Gjakovë, rreth orës 18:55, ndërkaq masat dënuese ndaj të dyshuarit janë marrë sot, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, bazuar në dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ndaj drejtuesit të mjetit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, 5 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për një (1) vit./FolDrejt/