Bashkimi Evropian njoftoi të premten se ka miratuar 500 milionë euro shtesë (510 milionë dollarë) ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Këto “dy masa ndihme nën Fondin Evropian të Paqes (EPF) synojnë të rrisin mbështetjen e BE-së për aftësitë dhe qëndrueshmërinë e Forcave të Armatosura të Ukrainës për të mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit dhe mbrojtjen e popullatës civile kundër agresioni i vazhdueshëm ushtarak rus”, u bë e ditur në një deklaratë të Këshillit Evropian.
500 milionë euro shtesë e sjellin paketën totale të ndihmës ushtarake të BE-së për Ukrainën në 2.5 miliardë euro (2.55 miliardë dollarë), sipas Këshillit, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv
“BE mbetet e fokusuar dhe e palëkundur në mbështetjen e saj për Ukrainën në luftën e saj për liri dhe pavarësi. Ukraina ka nevojë për më shumë armë; ne do t’i ofrojmë ato. Në këtë kontekst, vendet anëtare të BE-së ranë dakord të mobilizojnë një këst të pestë të ndihmës ushtarake prej 500 milionë euro, duke e bërë këtë një total prej 2.5 miliardë eurosh pajisje ushtarake për Forcat e Armatosura të Ukrainës”, sipas Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Çështjet dhe Politikat e Sigurisë./21Media