Ministria e Punëve të Jashtme ruse njoftoi sot se ish-presidenti amerikan Barack Obama është në mesin e 500 shtetasve amerikanë të cilëve do t’u ndalohet hyrja në Rusi, në përgjigje të paketës së fundit të sanksioneve të shpallura nga Uashingtoni.
Në një deklaratë, ministria theksoi gjithashtu se Rusia refuzoi kërkesën e fundit të SHBA për qasje konsullore ndaj gazetarit të arrestuar Evan Geršković, i cili akuzohet për spiunazh.
SHBA dhe partnerët e saj njoftuan sot se janë vendosur sanksione të reja kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, duke intensifikuar kështu grupin më të ashpër të sanksioneve të zbatuara ndonjëherë, transmeton Fol Drejt.