Qendra e investigimeve në Beograd, BCBP, ka publikuar një anketë në faqen Kossev, ku sipas saj, 52 përqind e serbëve janë pro një ndërhyrje ushtarake në Kosovë, kurse 47 përqind e tyre thanë se janë të gatshëm të marrin pjesë në luftë. Gjithsesi, 70 përqind e tyre mendojnë se nuk do ketë konflikt të armatosur, andaj “ndoshta ata janë trimëruar për të marrë pjesë në luftë”, mendon foldrejt.com.
Për të mos përfunduar këtu, dy në tre serbë mendojnë se mund të gjendet paqe mes serbëve dhe shqiptarëve, kurse 54 përqind e tyre kanë frikë se në të ardhmen do krijohet Shqipëria e madhe.
Si mik më të mirë e shohin Rusinë me 72 përqind, kurse 16 përqind e paraqesin Kinën.
Por në fund, armiku kryesor për serbët mbetet Kroacia me 30 përqind, ndjekur nga Shqipëria 20 përqind dhe SHBA-ja me 13 përqind.
Në fakt serbët nuk shquhen për trima të mëdhenj, por ajo që duhet të na shqetësojë neve si shqiptarë, është armatosja deri në dhëmbë e Serbisë nga Kina, Rusia dhe disa shtete perëndimore. Të mos qenët trima në betëjë, ata do sulmonin civilët, në këtë aspekt, lypset shpejtë që ushtritë shqiptare të modernizohen me dronë dhe aeroplanë. Kjo për të ruajtur paqen./Foldrejt.com