Në Greqi doli në pah një skandal lidhur me dhunimin dhe detyrimin e një 12-vjeçareje për të bërë prostitucion.
Policia greke ka publikuar fotot e 53-vjeçarit të dyshuar, i cili u arrestua me akuzën e përdhunimit të një vajze, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
I dyshuari akuzohet se ka negociuar në internet me njerëz që duan të abuzojnë me fëmijën që ai përdhunoi.
Gjatë hetimeve në shtëpinë dhe vendin e punës së të dyshuarit janë sekuestruar 2 armë, 572 gëzhoja, 21 thika dhe një bajonetë.
Në bazë të konstatimeve të policisë dhe deklaratës së fëmijës, thuhet se një tjetër i dyshuar 42-vjeçar është arrestuar me akuzën e keqpërdorimit.
Mësohet se është ndaluar edhe nëna e vajzës me akuzën se ka luajtur rol në abuzimin e vajzës së saj.
– Tërhoqën vëmendjen fotot që ai bëri me politikanë dhe klerikë
I dyshuari fotot që i ka bërë me politikanë, pjesëtarë të policisë dhe klerikë fetarë i ka publikuar në rrjetet sociale.
Theksohet se i dyshuari, i cili me fotografitë synonte të vinte një imazh të mirë në publik, u përpoq të krijonte marrëdhënie të ngushtë me politikanët dhe Kishën Ortodokse Greke.
Partia kryesore opozitare Aleanca e Majtë Radikale (SYRIZA) dhe Partia Komuniste e Greqisë (KKE) kërkuan zbulimin e identifikimit të kujtdo që lidhet me krimin.
Djali i të dyshuarit, i cili ishte gazetar dhe u pushua nga puna pas ngjarjes, ka bërë një deklaratë në rrjetet sociale dhe ka kërkuar që ai dhe familja e tij të mos mbajnë përgjegjësi për akuzat ndaj babait të tij./FolDrejt/