Kështu thonë rezultatet e anketës së realizuar nga KDI.
Në këtë anketë janë intervistuar mbi 2 mijë qytetarë nga Kosova dhe Serbia.
Violeta Haxholli nga KDI tha se qytetarët serb janë shfaqur më skeptikë ndaj procesit integrues të BE-së.
“Kërkojmë që qeveria e Kosovës të zhvillojë një dialog me komunitetin serb që t’i integrojë në këtë aspekt. Qytetarët e Serbisë janë më skeptik për këtë Dialog dhe më fajësues ndaj BE-së dhe kemi parë se këta qytetarë nuk po përfitojnë dhe nuk janë të kënaqur me rolin e BE-së dhe janë shumë skeptik për mbylljen e marrëveshjes”- tha Haxholli.
“Në Kosovë 49.3 për qind e anketuesve mendojnë se kanë mbetur të njëjta pavarësisht procesit të dialogut, ndërsa në Serbi 56.5 e respodentëve e mendojnë të njëjtën përgjigje se dialogu nuk i ka bërë marrëdhëniet as më të mira e as më të këqija”- tha Haxholli.
“Në Kosovë 51.4 për qind mendojnë se partitë politike në Serbi mendojnë se po përfitojnë prej dialogut, ndërsa në Serbi 30 për qind e qytetarëve nuk e dijnë se kush po përfiton nga dialogu mes dyja vendeve. Këtu vetëm 11 për qind e qytetarëve janë përgjigjur se po përfitojnë nga dialogu, respektivisht vetëm 7 për qind e qytetarëve në Serbi deklarojnë se po përfitojnë nga dialogu Kosovë- Serbi – theksoi ajo.
Sipas rezultateve në anketimin e KDI-së, 49 për qind e qytetarëve në Kosovë mendojnë se pavarësisht dialogut marrëdhënia mes Kosovës e Serbisë ka mbetur e njëjtë, ndërsa kështu mendojnë edhe 56 për qind të serbëve të anketuar. /FolDrejt/