54 persona u plagosën nga përmbysja e një dykatësh në qarkun anglez Somerset në jugperëndim të vendit, raportoi sot BBC.
Në autobus ndodheshin 70 punëtorë të centralit bërthamor Hinkley Point C dhe aksidenti ndodhi në një rrugë me akull, në të cilën ishte përfshirë edhe një motoçiklist, përcjell Fol Drejt.
Të gjithë të plagosurit u trajtuan në vendngjarje dhe nuk pati viktima, sipas një zëdhënëse të policisë Avon dhe Somerset./FolDrejt/