Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë me covid 547 qytetarë, si dhe kanë humbur betejën me sëmundjen edhe 7 pacientë.
Si rezultat numri i personave të infektuar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 184,887, nga të cilat janë aktive momentalisht 7,692, si dhe kanë humbur jetën 2916 pacientë.
Në 24 orët e fundit janë kryer 3015 testime, ku rezultuan pozitivë 57 persona në këto bashki: 238 në Tiranë, 28 në Berat, 26 në Fier, 23 në Kamëz, 22 në Elbasan, 21 në Vlorë, Shkodër, 17 në Durrës, 13 në Korçë, 12 në Sarandë, Gjirokastër, 10 në Mallakastër, 6 në Lezhë, Kolonjë, Kuçovë, 5 në Kukës, Kurbin, Rroskovec, Lushnje, Pogradec, Gramsh, 4 në Krujë, Vorë, Mat, Përmet, 3 në Patos, Divjakë, Konispol, Memaliaj, Skrapar, 2 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Selenicë, Himarë, Delvinë, Dimal, Peqin, 1 në Tropojë, Kavajë, Rrogozhinë, Dibër, Bulqizë, Dropull, Devoll, Poliçan, Cërrik, Belsh, Librazhd.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 154 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: dy qytetarë nga Durrësi 50 dhe 63 vjeç, dy qytetarë nga Vlora 67 dhe 72 vjeç, një qytetar nga Saranda 67 vjeç, një qytetare nga Berati 74 vjeç, një qytetar nga Tirana 75 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 409 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,279 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Raporton topchannel percjell foldrejt.com