Të paktën 55 fëmijë janë helmuar nga uji i ndotur në qytetin bregdetar libian Derna, i cili u godit veçanërisht rëndë nga përmbytjet e shkaktuara nga stuhia Daniel që goditi vendin fundjavën e kaluar.
“Ne zbuluam 55 raste të kontaminimit me ujë të papërshtatshëm për konsum dhe pije në Derna, të gjithë janë fëmijë”, tha Haidar al-Sayeh, kreu i Qendrës Kombëtare për Kontrollin e Sëmundjeve të qeverisë së unitetit, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Rastet e helmimit kanë ndodhur mes familjeve të zhvendosura, për shkak se uji i pijshëm është përzier me ujërat e zeza, shpjegoi ai.
Këshilli i Qytetit të Derna më herët gjatë ditës paralajmëroi kundër “përdorimit të ujit nga puset e vendosura brenda qendrës së qytetit”.
Të paktën 6 mijë njerëz humbën jetën dhe mijëra të tjerë mbeten të zhdukur për shkak të përmbytjeve të fundjavës së kaluar në Libinë lindore, sipas shifrave zyrtare.
Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet nga stuhia Daniel përfshinë disa zona të dielën në Libinë lindore, veçanërisht Bengazin, Al-Bayda dhe Al-Marj, si dhe Soussa dhe Derna./FolDrejt/