Njëkosovar është plagosur me armë zjarri në Berlin.
Rasti ka ndodhur rreth orës 13:30 në rrugën Dolgenseestrasse, raporton gazeta gjermane “Bild”, transmeton Fol Drejt.
Sipas të dhënave 55-vjeçari u qëllua me armë zjarri teksa po lëvizte me veturën e tij të tipit “Audi”.
I plagosur rëndë kosovari është dërguar për trajtim në spital.
Sipas policisë atje, në momentin kur ndodhi rasti brenda veturës nuk gjendej edhe ndonjë person tjetër.
Autoritetet bëjnë me dije se i dyshuari ka arritur që të ikë nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur dhe theksojnë se nuk ka ndonjë provojë se rasti ka të bëjë me ndonjë nga klanet kriminale.
Rasti i cilësuar si “Vrasje në tentativë”, po hetohet nga departamenti i vrasjeve./FolDrejt/