Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në Tiranë, ku 55-vjeçari i identifikuar si Astrit Terolli ka përdhunuar 11-vjeçaren.
Burime për Euronews bëjnë me dije se Terolli ka qenë shok me babanë e vajzës së mitur, të dy nga Saranda.
55-vjeçari ka shkuar për vizitë te shtëpia e shokut ku ka gjetur vetëm 11-vjeçaren ku dhe e ka përdhunuar.
Denoncimi në polici është bërë nga familja e të miturës, ndërsa akti i kryer nga 55-vjeçari është vërtetuar pas ekspertizës mjeko-ligjore.
Euronews Albania mëson se sipas informacioneve të para, 55-vjeçari nuk ka pranuar para autoriteteve se ka përdhunuar të miturën.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.