Cikloni shkaktoi shi, përmbytje dhe rrëshqitje dheu, duke prekur njerëzit që u evakuuan në vende më të sigurta dhe duke dëmtuar infrastrukturën në shkallë të gjerë.
Numri i të vdekurve nga cikloni Agaton në Filipine është rritur në 56, njoftoi sot autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive të këtij vendi, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Stuhia tropikale “Megi” shkaktoi vdekjen e dhjetëra personave në rajonet Visayas dhe Davao, tha Këshilli Kombëtar për Reduktimin dhe Menaxhimin e Rrezikut të Fatkeqësive të Filipineve në një deklaratë për të përditshmen “Phil Star”.
Rreth 16.800 tonë metrikë të produkteve bujqësore janë prekur nga cikloni.
Një ditë më herët, moti i keq për shkak të ciklonit shkaktoi mbi 280 incidente përmbytjesh në shumë pjesë të vendit, përfshirë në Bicol dhe rajonet autonome Bangsamoro në Mindanaon Muslimane./FolDrejt/