Më 29 maj 1453 – Pas rrethimit prej 2 muajsh, Konstandinopoja bie në duart e trupave osmane të udhëhequra nga 21 vjeçari, sulltan Mehmed II. I pari që hyri në Stamboll nga forcat osmane ishte Zagonosh Pasha, njëherësh me origjinë shqiptare. Pas kësaj, qyteti merr emrin Stamboll, duke u bërë kryeqyteti i Perandorisë Osmane dhe kryeqendra e kulturës islame, ndërsa Hagia Sofia u shndërrua në xhami – me kaq mori fund edhe Perandoria Bizantine së bashku me perandorin e saj Konstandin XI; në prag të pushtimit, perandorit iu dha një shteg për të ikur, por ai u përgjigj: ‘Zoti mos e dhëntë të jetoj si perandor pa perandori’ dhe vdiq duke luftuar. Trupi i tij u gjet mes të vrarëve dhe u dallua nga këpucët e kuqe me dy shqiponja të zeza dy krerëshe qëndisur në to. Kryeqyteti i Bizantit që kishte filluar me Konstadinin e madh nga Nishi i Ilirisë më 330, përfundoi me Konstandinin nga Dragashi i Dardanisë në vitin 1453. Pas kësaj, në 200 vitet e ardhshme, perandoria osmane do të vazhdonte zgjerimin e saj.
Sebep për pushtimin e Stambollit përmendet dy arsye: armatimi i ri me topa i ushtrisë osmane nga strategu Orban, si dhe përpjekja e pakufishme e sulltan Mehmetit 2 – që kaloi malin me anije. Ishte rast i veçantë, ku anija “lundroi” përmes godrave të Gjirit të Artë./Foldrejt.com