Besëlidhja e Lezhës, e njohur si Lidhja Shqiptare e Lezhës, Kuvendi i Lezhës, Liga e Princërve Shqiptarë, është Kuvendi i Princave Shqiptarë të viteve 1444, të cilët dëshironin të shkëputeshin nga lidhja me Perandorinë Osmane e cila krijohej me ndikimin ushtarak osman.
Besëlidhja e Lezhës u mbajt më 2 mars 1444, në katedralen e Shën Nikollës në Lezhë. Si organizatorë të kuvendit merret i posa kthyeri nga Stambolli, gjenerali shqiptar në perandorin osmane Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Qëllimet e kuvendit ishin bashkimi i sa më shumë fisnikëve e principatave për rimëkëmbjen e Mbretërisë së Arbrit. Ky kuvend mbështetej edhe nga Papa pasi që më këtë do të ndalohej apo së paku do të ngadalësohej depërtimi i Perandorisë Osmane në Ballkan.