Në një konferencë për media Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla, kanë njoftuar për më të rejat e fundit që ndërlidhen me situatën në veri, raporton Fol Drejt.
Kryeministri Kurti tha se asnjë veprim i qeverisë, nuk i ka befasuar miqtë ndërkombëtarë, duke siguruar se ata janë në kontakt të drejtpërdrejtë me ta:
“A do ta dëgjoni Amerikën? A po prishemi me Amerikën? Nuk ndodhin këto gjëra. Nuk kemi këso raporte me Amerikën si gjyshi me nipin. Asnjë veprim i joni nuk e ka befasuar asnjë zyrtar amerikan e evropian. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ne SHBA-të i kemi miq dhe partnerë. Partnerët nuk shkruajnë aso lloj komunikata”.
Ndërkaq Sveçla tha se deri më tani zyrtarisht 578 policë serb kanë paraqitur dorëheqjet e tyre.
“Sa i përket situatës së fundit në pjesën veriore të vendit, është evidente që një pjesë e këtij orkestrimi nuk janë serbët lokalë por grupe të caktuara dhe të organizuara në koordinim me Vuçiqin” – ka thënë ai.
Sipas Sveçlës veprimet e Listës Serbe erdhën pas bisedimeve me Vuçiqin.
“Kjo ka për qëllim të destabilizojë situatën në vend. Zyrtarisht janë paraqitur 578 dorëheqje, prej të cilave 461 nga policia e rendit publik, 107 nga polica kufitare dhe 10 nga hetimet. Këto dorëheqje po vijnë nga shantazhet po rrezikohet edhe jeta e vetë këtyre zyrtarëve policorë në rast se nuk japing dorëheqje”, deklaroi Sveçla. /FolDrejt/