Policia e Kosovës ka njoftuar se në javën e fundit në rajonin e Ferizajt janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje, shkruan Fol Drejt.
“Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj gjatë javës që shkoj, nga data 24-30/04/ 2023 janë raportuar 6 raste të dhunës në familje, prej tyre 4 raste janë raportuar në Ferizaj, 1 rast në Shtime dhe 1 rast në Kaçanik. Ndërsa me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 4 persona janë ndaluar në mbajtje dhe 2 persona tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.”, shkruan në komunikatën e policisë.
Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë të stacioneve dhe hetues rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.
“Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”, thuhet në fund të raportit policor. /FolDrejt/