Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka informuar se, në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 raste të vdekjes dhe 2033 raste pozitive me COVID-19, transmeton Fol Drejt.
Ky është raporti i plotë:
ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 4.022 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
ℹ1.781.110 doza të vaksinës.
ℹDeri më sot 805.802 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹDeri më sot janë dhënë 81.020 doza përforëcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹNga 10.087 testime, 2.033 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.
ℹSot janë shëruar 3.329 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 172.044.