Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), informon se brenda 24 orëve janë regjistruar 6 viktima nga koronavirusi, si dhe mijëra pacientë kanë rezultuar pozitiv në testet për COVID, transmetonFol Drejt.
ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 2.563 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.783.672 doza të vaksinës.
ℹDeri më sot 806.8268 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹDeri më sot janë dhënë 82.751 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹNga 12.259 testime, 2.590 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.
ℹSot janë shëruar 2.952 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 174.996.
ℹNë total numri i rasteve aktive është 33.538.