Një 6-vjeçar është sulmuar nga një qen Rottweiler në Evia, në plazhin e Limniona Dirfyon Messapia.
Mediet greke bëjnë me dije se 6-vjeçari po trajtohet në Repartin e Kujdesit Intensiv në spitalin e Fëmijëve pas një operacioni të gjatë.
Sipas informacioneve një qen Rottweiler ka shpëtuar nga mbikëqyrja e pronarit të tij në plazh dhe ka sulmuar duke kafshuar një djalë 6-vjeçar që ndodhej me familjen pranë vendit të ngjarjes.
Një autoambulancë e EKAV -ut ka transportuar në spital 6-vjeçarin i cili ka pësuar lëndime në kokë dhe në brinjë.
Sipas informacioneve, qeni i ka shkaktuar plagë të rënda në kokë.
Kirurgjia u gjykua e nevojshme për të trajtuar ënjtjen e trurit të shkaktuar nga dëmtimi i rëndë i fëmijës./abcnews.al/