Instituti i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka bërë përditësimin e të dhënave në lidhje me gjendjen me virusin COVID-19 në Kosovë.
Gjatë ditës së djeshme, u njoftua se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes, përcjell Fol Drejt.
Nga 69 testime janë konfirmuar tri raste pozitive, ndërsa 15 persona të tjerë janë shëruar.
Në Kosovë mbesin 61 raste aktive me koronavirus./FolDrejt/