Mëngjesin e sotëm (e mërkurë) ka ndodhur një bastisje e gjërë nga policia gjermane ku janë akitivizuar plot 621 policë. Ata kanë bastisur 25 objekte në Bremen, Niedersachsen dhe Nürnberg, siç thanë nga policia, për të luftuar dhe arrestuar disa persona të akuzuar për trafikim të qenie njerëzore.
Sipas informacioneve të gazetës Bild.de, mes të arrestuarve janë tre vëllezër dhe një baba (31, 34, 37 dhe 68 vjeç) nga Maqedonia Veriore, të cilët operojnë me një firmë ndërtimi në Gjermani.
Familja e madhe nga Maqedonia e Veriut ka sjellur (kryesisht) shqiptarë drejt Gjermanisë me pasaporta të falsifikuara italiane dhe greke, përcjell foldrejt.com. Pasi i kanë sjellur emigrantët ilegalë, atyre u janë ofruar apartamente me qira të familjes së madhe me çmime nga 300 deri 500 euro.
Pasaportat kishin qenë aq mirë të falsifikuara, saqë autoritetet gjermane nuk i kishin zbuluar prej vitesh.
Krahas arrestimit të familjes së madhe, në stacionin policor janë sjellur edhe 34 të dyshuar tjerë.
Gjatë bastisjes janë sekuestruar edhe pasaporta greke, leje qarkullimi si dhe sasi e konsiderueshme parash kesh dhe një revolver. Hetimet vijojnë./Foldrejt.com