Lufta në Ukrainë ka shkaktuar mbi 63 miliardë dollarë dëme në infrastrukturë, është thënë në një vlerësim të Shkollës Ekonomike të Kievit.
Sipas këtij vlerësimi – që ka përllogaritur ndikimin ekonomik të pushtimit rus të Ukrainës deri më 24 mars – të paktën 4,431 ndërtesa banimi janë dëmtuar, shkatërruar apo marrë nën kontroll, së bashku me 92 fabrika dhe depo dhe 378 shkolla.
Përveç këtyre, kjo shkollë ka thënë se 12 aeroporte janë shkatërruar, dëmtuar apo kapur nga forcat ruse, si dhe shtatë termocentrale termale apo hidroelektrike.
Shkolla Ekonomike e Kievit tha se në vlerësimin paraprak, të publikuar më 17 mars lidhur me dëmet e shkaktuara në shkolla, është thënë se 3.5 miliardë dollarë vlerësohej të ishte dëmi i shkaktuar ndaj infrastrukturës arsimore ukrainase./FolDrejt/